Top

  1. Shperndane Produktin

    Share via E-Mail Share on Facebook Share on Twitter Share on Google Buzz Share on Digg
  2. Mbrapa
    Tjetri
    Produkti 2 nga 21
    Ky produkt eshte shtuar ne katalogun tone me Saturday 07 February, 2015.

    JUMBO 2860g

    Cmimi:   34.90€ 50.00€

    "JUMBO do të thotë I MADH! JUMBO do të thotë I FORTË! "

    50 G PROTEINË CILËSORE PËR SERVIM!

    ME 6 LLOJE TË KARBOHIDRATEVE

    ME 5 LLOJE TË KREATINËS!

    Veçanërisht për ata që shtojnë peshë me vështirësi!

    Është vërtetuar se njerëzit kanë tendencë të nënvlerësojnë konsumin e lëndëve ushqyese kur përpiqen të fitojnë muskujt dhe forcë. Me fjalë të tjera, ata hanë më pak se sa duhet dhe sa kanë nevojë për një përparim të qëndrueshëm dhe të dukshëm! Të gjithë kërkojnë zgjidhje magjike, duke injoruar faktin se asgjë nuk është më e fuqishme se konsumi i qëndrueshëm i sasisë së duhur të kalorive totale, karbohidrateve energji-dhënese dhe proteinave muskuj- ndërtuese.

    I shtoni kësaj faktin që jo të gjithë ata që stërviten nuk mbajnë një ditar ushqimesh ku i bashkangjiten kaloritë e dobishme dhe kështu zgjidhja më e mirë praktike që mbetet për shumicën mund të jetë të besojnë në përdorimin e përditshëm të një shejk-u të llojit JUMBO që mund të ndihmojë me të vërtetë për të marrë ushqyesit e mjaftueshëm për të përparuar drejt arritjes së qëllimit. Me 50 gramë të nje nga proteinat me cilësi më të lartë për servim, një matriks 6-carb (karbohidrate) me dozë të lartë energjitike, ana ushqyese e ekuacionit rritet ndjeshëm për ju nga JUMBO!

    JUMBO përmban proteina nga hirra. Proteinat e dietës janë burimi i azotit dhe aminoacideve të domosdoshme, që i nevojiten trupit për rritjen dhe mirëmbajtjen e indeve. Proteina e hirrës nga qumështi është një proteinë e plotë, sepse ajo i siguron trupit të gjitha aminoacidet e domosdoshme, duke përfshirë 9 aminoacidet (dmth. Histidine, Isoleucine, Leucine , Lizinë, Metioninë, Fenilalaninë, Threonine, Tryptophan, Valine) që konsiderohen thelbësore për jetën, sepse trupi nuk mund t'i prodhojë ato vetë. Përcaktimi i efikasitetit ushqimor të proteinave në dietë bazohet në shumicën e rasteve në vlerësimin e shkallës në të cilën azoti i proteinave dietik absorbohet dhe ruhet nga trupi dhe është në gjendje të balancojë humbjet e përditshme të azotit.

    Përdorimi neto i proteinave (NPU) është përqindja e nitrogjenit të marrë nga ushqimi që mbetet në trup, dhe Vlera Biologjike (BV) jep përqindjen e azotit të absorbuar që ruhet. Vlera biologjike është produkt i NPU dhe tretshmërisë. Proteina e hirrës ka tretshmëri dhe perberje të mirë në aminoacide, kështu që vlera biologjike është e madhe krahasuar me burimet e tjera të proteinave të dietës së përditshme si mishi, peshku, vezët ose soja. JUMBO përmban "përzierjen" e karbohidrateve "6-CARB" që përfshin miellin e tërshërës , Palatinozë ™ dhe WAXY MAIZE FOOD STARCH. Matriksi "JUMBO" i shtuar ofron një dozë të mirë të "CREA-BOMB" (një matriks me shumë përbërës kreatinike) që vetëm Jumbo i ka! Të paktën një dozë ditore prej 3 g Kreatinë është vërtetuar shkencërisht se rrit performancën dhe forcën si gjatë ushtrimeve me interval të shkurtër dhe intensitet të lartë si gjatë ushtrimit me pesha, ashtu edhe gjate intervaleve ku ushtroheni në kardio.*

    Gjithashtu ne kemi shtuar aminoacide shtesë përveç sasisë së proteinave , duke përfshirë ato esenciale.

    Në "Kompleksin Mbeshtetës" do të gjeni Magnezium në një dozë që kontribuon në prodhimin normal të proteinave, në uljen e lodhjes , në funksionimin normal të sistemit nervor (neurotrasmetimin dhe tkurrjen e muskujve duke përfshirë edhe muskujt e zemrës) në rregullim të metabolizmit, në balancimin e elektroliteve, në ruajtjen normale të kockave dhe dhëmbëve dhe ka një rol të rëndësishëm në procesin e ndarjes qelizore. * Në fund, ne shtuam gjithashtu BioPerine®, një ekstrakt i patentuar i piperit të zi.

    * Këto deklarata janë të vërtetuara shkencërisht nga Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) dhe janë autorizuar nga Komisioni Evropian (KE).

    PËRDORIMI
    Përdoret varësisht nga nevoja, 2-3 herë në ditë. Një lugë (scoup) jumbo përzihet në 250-300ml qumësht me pak yndyrë 0.5 % ose uje ujë.

    Informacion mbi alergjenët
    Prodhuar në një strukturë që përpunon qumësht, vezë, gluten, sojë, kikirikë, arra, selino, peshk dhe përbërës të krustaceve.

    Paralajmërimet
    Përdoreni këtë produkt bashkë me ushqimin si pjesë e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar, jo si një zëvendësues i saj. Ky produkt përmban një modifikues te tretshmerise që mund të ndikojë në barnat tuaja - konsultohuni me mjekun tuaj para përdorimit! Mbani larg arritjes së fëmijëve!

    Shijet:
    Për 2860 g: çokollatë, vanilje, luleshtrydhe.

    PËRBËRËSIT
    Çokollata:
    Koncentrat i proteinave të hirrës (nga qumështi), dekstrozë, mielli i tersheres(Gluten), Palatinose ™ (Isomaltulose), Maltodekstrin, Fruktoza, Pluhur kakao me yndyrë të reduktuar (10-12%),Waxy Maize Starch, kreatin monohidrat i mikronizuar,shije (çokollatë) L-Glutamine, L-Arginine, L-Leucine, karbonat magnezi, L-izoleucin, L-valine, kalcium alfa-ketoglutarati, L-ornitine HCl, Kre-Alkalyn® kreatine monohidrat, kreatine Citrate, kreatine Pyruvate, L-Alanine, BioPerine® (Piper Fruta Ekstrakt).

    Vanilla:
    Koncentrat e proteinës së hirrës së ultrafiltruar (nga qumështi), dekstrozë, mielli i tersheres (gluten), palatinoza ™ (isomaltuloza), maltodekstrin, fruktoza, Waxy Maize Starch , kreatinë monohidrate, shije( vanilje), L-Glutamine, L-Arginine Base, L-Leucine, Monohidrati i Mikronizuar i Kreatinës, Karbonati i Magnezit, L-Isoleucin, L-Valine, Ngjyrë (Riboflavin), Alfa-Ketoglutarate Kalciumi, L-Ornithine HCl, Kreatina Pyruvate, L-Alanine, BioPerine® (Piper Fruta Ekstrakt).

    Dredhëza:
    Koncentrat e proteinës së hirrës së ultrafiltruar (nga qumështi), dekstrozë, miell tershere(gluten), palatinoza ™ (isomaltuloza), maltodekstrin, fruktoza, Waxy Maize Starch , kreatinë monohidrate, shije (luleshtrydhe), ngjyrë(Beetroot Red), L-Glutamine, Bazë L-Arginine, L-Leucine, Monohidrat i Mikronizuar i Kreatinës, Karbonati i Magnezit, L-Isoleucin, L-Valine, Kalcium i Alpha-Ketoglutaratit, L-Ornitina HCl, , Kreatinë Pyruvate, L-Alanine, BioPerine® (Piper Fruta Ekstrakt).
    Review

Produktet tjera qe mund te ju pelqejne

Kosport