Top

  1. Shperndane Produktin

    Share via E-Mail Share on Facebook Share on Twitter Share on Google Buzz Share on Digg
  2. Mbrapa
    Tjetri
    Produkti 2 nga 8
    Ky produkt eshte shtuar ne katalogun tone me Thursday 23 March, 2017.

    PROTEIN GUSTO - TOMATO SOUP

    Cmimi:  13.50€

    PLUHUR PËR SUPË ME PËRMBAJTJE TË LARTË PROTEINIKE PA SHEQER TË SHTUAR.

    PAKETIMI
    * 10×30 g (10 servime)
    AROMË
    * Domate

    PËRSHKRIMI
    Jeni duke kërkuar një dietë plot me shije?
    Protein Gusto është një linjë ushqimesh funksionale me përmbajtje të lartë në proteinë dhe pa sheqer të shtuar.
    Kjo linjë përfshin disa produkte të shijshme dhe ushqyese që mund të përgatiten lehtë dhe mund të përfshihen shumë lehtë në dietën tuaj.
    v Kush nuk do ta pëlqente një supë kremoze, të shijshme, si pjesë të vaktit kryesor apo edhe si vakt në vetvete?
    Supërat e mbushin stomakun tuaj në mënyrë të shkëlqyer dhe konsumi i vazhdueshëm i tyre kontribuon në marrjen e nevojshme ditore të lëngjeve.
    Megjithatë ,përgatitja e tyre në mënyrë tradicionale , me shumë yndyrë dhe supa kremoze me shumë kalori janë fatkeqsisht të ndaluara për listën e ushqimeve gjatë një diete të shëndetshme.

    Gjatë krijimit të Protein Gusto, kriteri I BioTech USA ishte që ju të mos hiqni dorë nga kënaqësitë kulinare edhe gjatë dietës tuaj!
    Përmbajtja e saj e lartë në proteina kontribuon në mirëmbajtjen e muskujve gjatë stërvitjes, një diete të rreptë dhe gjatë jetës tuaj të përditshme.
    Dhe mbi të gjitha , një servim përmban vetëm pak mbi 100 kalori!
    Është gjithashtu e rekomanduar për ata që vuajnë nga ndjeshmëri nga gluteni pasi ajo është pa gluten, pa sheqer te shtuar.
    Ështe e shpejtë dhe e lehtë për tu përgatitur dhe mund të shërbehet e ftohtë apo e nxehtë, në varësi të shijes suaj.

    Hani me pjatën plot dhe përsëri në formë me pluhurin për supë PROTEIN GUSTO!
    * Përmbajtje të lartë në protein dhe fibra.
    * Përmbajtje të ulët në karbohidrate dhe yndyrë
    * E shpejtë dhe e lehtë për tu përgatitur
    * Pa Gluten
    * Pa Konservantë

    Për një sevim (30 g):
    * 16.1 g proteinë
    * 7.6 g karbohidrate
    * 1.5 g yndyrë
    * 1.4 g fibra

    Ne e rekomandojmë supën me shije domate PROTEIN GUSTO nëse:
    * Ju pëlqejnë ushqime moderne, të shijshme, që përgatiten lehtë e shpejtë
    * Nuk dëshironi të hiqni dorë nga shija e mirë edhe pse në dietë
    * Ju pëlqen të ndryshoni në kuzhinën tuaj pasi pluhuri i supës me domate me përmbajtje të lartë në proteina mund të jetë baza e recetave të mrekullueshe.

    Si të gjitha produktet e BioTechUSA, Protein Gusto Tomato Soup përmban përbërës të sigurtë dhe të zgjedhur me kujdes.

    PËRDORIMI
    Përziej 30 g (1 paketë)pluhur me 200 ml ujë të nxehtë (max. 80°C). Shërbe të nxehtë apo të ftohtë sipas shijes.

    PËRBËRËS
    Përzierja Protein Gusto (koncentrat I proteinës së hirrës , kazeinë ), pluhur domateje (26.5%),kripë, Yndyrë palme, miell orizi, përforcues shijeje (glutamat natriumi), pluhur qepe , ngjyrë (caramel,azorubine*), pluhur majdanozi, emulsifikues (soy lecithin), acid (acid citrik), agjent trashës (xanthan gum),pluhur hudhre, piper I zi, borzilok. * Azorubine: Mund të ketë efekt anësor në përqëndrimin dhe vëmëndje tek fëmijët. . Prodhuar në një fabrikë që përpunon gjithashtu ushqime me përmbajtje veze dhe mustarde

    Vlerat ushqimore :
    Doza e servimit : 30 g
    Servime për kontejner :10

    Për një servim:
    Energji : 111 kcal
    Yndyrë : 1.5 g
    Nga të cilat të saturuara :0.71 g
    Karbohidrate : 7.6g
    Nga të cilat sheqer* :4 g
    Fibra : 1.4 g
    Proteinë :16.1 g
    Kripë : 1.3 g
    *Përmban sheqerna natyrale
    Review

Klientet qe e kane blere kete produkt kane porositur edhe kete

Kosport