Top

  1. Shperndane Produktin

    Share via E-Mail Share on Facebook Share on Twitter Share on Google Buzz Share on Digg
  2. Mbrapa
    Tjetri
    Produkti 1 nga 17
    Ky produkt eshte shtuar ne katalogun tone me Sunday 08 February, 2015.

    JUMBO PROFESSIONAL 1620g

    Cmimi:  38.00€

    Mundesite ne dispozicion:

    Jumbo Professional

    "JUMBO do të thotë I MADH! JUMBO do të thotë I FORTË! "
    55 G PROTEINË CILËSISORE PËR 162 GRAM SERVIM!
    PËRZIERJA :"6-CARB" E KARBOHIDRATEVE të ndryshme duke përfshirë edhe MIELL TËRSHERE, PALATINOZË ™ & WAXY MAIZE STARCH !
    MATRIKS "JUMBO" I PËRMIRËSUAR DHE AKOMA MË SHUMË NË SASI ME PËRBËRËSIT E SAJ SHTESË (12,244MG)!
    6 LLOJE TË KREATINAVE!
    Veçanërisht për trupat më atletikë!

    JUMBO do të thotë "I MADH!
    JUMBO do të thotë I FORTË!
    Këtë e kemi dëshmuar.
    Formula origjinale e JUMBO ishte zhvilluar për t'i ndihmuar personat që kanë një metabolizëm të shpejtë, ose kerkesa të mëdha për energji për arsye të nivelit të aktivitetit të tyre fizik .
    Popullariteti i produktit- që shpjegohet nga kualiteti dhe rezultatet e tij- garanton që ne po zhvillojmë një formulë për t'u përgjigjur nevojave të personave me metabolizëm mesatar dhe me profil atletik, si dhe nevojave specifike të kulturistëve.Kështu lindi JUMBO PROFESSIONAL, produkti i dytë i gamës JUMBO.

    Në JUMBO Proffesional ne e kemi rritur përqindjen e proteinave.
    Përderisa një dozë përmban 55g proteina, dozat janë më të vogla; 162 gram. Prandaj, sasia e glucideve dhe kalorive është më e ulët, pasi që personat që i përgjigjen kritereve të produktit tonë nuk kanë nevojë të absorbojnë sasi të lartë të tyre.
    JUMBO PROFESSIONAL përmban proteina nga hirra. Proteinat e dietës janë burimi i azotit dhe aminoacideve të domosdoshme, që i nevojiten trupit për rritjen dhe mirëmbajtjen e indeve. Proteina e hirrës nga qumështi është një proteinë e plotë, sepse ajo i siguron trupit të gjitha aminoacidet e domosdoshme, duke përfshirë 9 aminoacidet (dmth. Histidine, Isoleucine, Leucine , Lizinë, Metioninë, Fenilalaninë, Threonine, Tryptophan, Valine) që konsiderohen thelbësore për jetën, sepse trupi nuk mund t'i prodhojë ato vetë. Përcaktimi i efikasitetit ushqimor të proteinave në dietë bazohet në shumicën e rasteve në vlerësimin e shkallës në të cilën azoti i proteinave dietik absorbohet dhe ruhet nga trupi dhe është në gjendje të balancojë humbjet e përditshme të azotit.
    Përdorimi neto i proteinave (NPU) është përqindja e nitrogjenit të marrë nga ushqimi që mbetet në trup, dhe Vlera Biologjike (BV) jep përqindjen e azotit të absorbuar që ruhet. Vlera biologjike është produkt i NPU dhe tretshmërisë. Proteina e hirrës ka tretshmëri dhe perberje të mirë në aminoacide, kështu që vlera biologjike është e madhe krahasuar me burimet e tjera të proteinave të dietës së përditshme si mishi, peshku, vezët ose soja.
    JUMBO PROFESSIONAL përmban "përzierjen" e karbohidrateve "6-CARB" që përfshin miellin e tërshërës , Palatinozë ™ dhe WAXY MAIZE FOOD STARCH. Matriksi "JUMBO" është i shtuar në masë dhe përmirësuar! Çdo servim i Jumbo Professional ofron një dozë prej 6600mg të mirë të "CREA-BOMB" (një matriks me shumë përbërës kreatinike) që vetëm Jumbo i ka! Të paktën një dozë ditore prej 3 g Kreatinë është vërtetuar shkencërisht se rrit performancën dhe forcën si gjatë ushtrimeve me interval të shkurtër dhe intensitet të lartë si gjatë ushtrimit me pesha, ashtu edhe gjate intervaleve ku ushtroheni në kardio.
    Gjithashtu ne kemi shtuar aminoacide shtesë përveç sasisë së proteinave , duke përfshirë ato esenciale.
    *Magneziumi dhe vitamina C kontribuojne ne uljen e lodhjes dhe rregullim të metabolizmit. Magneziumi kontribuon në prodhimin normal të proteinave, në uljen e lodhjes , në funksionimin normal të sistemit nervor (neurotrasmetimin dhe tkurrjen e muskujve duke përfshirë edhe muskujt e zemrës) në rregullim të metabolizmit, në balancimin e elektroliteve, në ruajtjen normale të kockave dhe dhëmbëve dhe ka një rol të rëndësishëm në procesin e ndarjes qelizore. Vitamina C kontribuon në mbajtjen e funksionimit normal të sistemit imunitar dhe formimit të kolagjenit për një funksion normal të kartilagove dhe enëve të gjakut si dhe në mbrojtje të qelizave nga stresi oksidativ.
    * Në fund, ne shtuam gjithashtu BioPerine®, një ekstrakt i patentuar i piperit të zi.
    * Këto deklarata janë të vërtetuara shkencërisht nga Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) dhe janë autorizuar nga Komisioni Evropian (KE)

    PËRDORIMI
    Informacion mbi alergjenët
    Prodhuar në një strukturë që përpunon qumësht, vezë, gluten, sojë, kikirikë, arra, selino, peshk dhe përbërës të krustaceve.
    Paralajmërimet
    Përdoreni këtë produkt bashkë me ushqimin si pjesë e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar, jo si një zëvendësues i saj. Ky produkt përmban një modifikues te tretshmerise që mund të ndikojë në barnat tuaja - konsultohuni me mjekun tuaj para përdorimit! Mbani larg arritjes së fëmijëve! Mos tejkaloni dozën e rekomanfuar. Beta alanina mund të shkaktojë një ndjesi shpimi të lehtë në lëkurë të pa dëmshme dhe të përkohshme për disa individë.
    Shijet:
    Banane, çokollatë, mjeder.
    PËRBËRËSIT
    Çokollatë:
    Koncentrat e proteinës së hirrës së ultrafiltruar (nga qumështi), mielli i tersheres (gluten), maltodekstrin, palatinoza (isomaltuloza), dekstrozë, fruktoza, kreatinë monohidrate, pluhur kakao me reduktim të yndyrës (10-12%) Waxy Maize Starch, Taurine, shije(çokollatë) L-leucine, L-alanine, L-Isoleucine, L-acid askorbik, Kre-Alkalyn, L-carnitine L-tartrate, Creatine Pyruvate , L-valine, karboni i magnezit, Beta Alanine, Citrate Creatine, L-Arginine Base, L-Glutamine,agjent trashës (xanthan gum), L-Lizin HCl, L-fenilalanine, ëmbëlsues (Acesulfame K, Sucralose), L-Ornithine HCl, Alpha-Ketoglutarate Kalcium, acid alfa lipoik , BioPerine® [Piper ekstrakt fruta (95% Piperin)]

    Banane:
    Koncentrat e proteinës së hirrës së ultrafiltruar (nga qumështi), mielli i tersheres (gluten), maltodekstrin, palatinoza (isomaltuloza), fruktoza, Waxy Maize Starch , taurine , shije( banane), agjent trashës (xanthan gum) L-Glutamine, L-Arginine Bazë, L-Leucine, Monohidrati i Mikronizuar i Kreatinës, Karbonati i Magnezit, Beta Alanine, kreatinë citrat, Acid L-askorbik, Kre-Alkalyn, L-carnitine L-tartrate, L-Isoleucin, L-Valine, Kreatinë piruvat, L-lizine hidrokloride, L-Phenilalanine, L-Ornithine HCl, Ëmbëlsues (Acesulfame K, Sucralose), Alfa-Ketoglutarate Kalciumi, acid alfa lipoik, BioPerine® (Piper Fruta Ekstrakt).
    Mjedër:
    Koncentrat e proteinës së hirrës së ultrafiltruar (nga qumështi), mielli i tersheres (gluten), maltodekstrin, palatinoza (isomaltuloza) , Dextrose, Fructose, kreatinë monohidrate, shije(mjeder), rregullues i aciditetit (Citric Acid Anhydrous), Waxy Maize Starch, Taurine, L-Arginine Bazë , L-Glutamine, L-Leucine, Kreatinë monohidrate e Mikronizuar, L-Alanine, L-Isoleucine, L-Valine, Magnesium Karbonati , Beta Alanine, kreatinë citrat, agjent trashës (Xanthan Gum), ngjyrë (Carmoisine, Ponceau 4R****), kreatinë Monohydrate e instantizuar, acid L-Ascorbic, Kre-Alkalyn®, L-Carnitine L-Tartrate, Creatine Pyruvate, L-Lysine HCl, L-Phenylalanine, ëmbëlsues (Acesulfame K, Sucralose), L-Ornithine HCl, Alpha-Ketoglutarate kalcium, Alpha Lipoic Acid, BioPerine® [Piper fruit extract (95% Piperin)]
    Review

Produktet tjera qe mund te ju pelqejne

Klientet qe e kane blere kete produkt kane porositur edhe kete

Kosport