Top

  1. Shperndane Produktin

    Share via E-Mail Share on Facebook Share on Twitter Share on Google Buzz Share on Digg
  2. Mbrapa
    Tjetri
    Produkti 17 nga 20
    Ky produkt eshte shtuar ne katalogun tone me Monday 28 January, 2019.

    MASSIVE MASS

    Cmimi:  45.00€

    QNT MASSIVE MASS është një produkt i projektuar për atletët më ambicioz që kërkojnë një suplement që mund t'u ndihmojë në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e masës muskulare *.

    Formula është hartuar nga Ekipi hulumtues i QNT-së për të kombinuar përbërësit më efektivë për rezultate optimale në aspektin e zhvillimit dhe mirëmbajtjes muskulare *.

    Kombinimi i përzierjes së veçantë të karbohidrateve (i projektuar posaçërisht për të garantuar një prodhim të përsosur të energjisë) dhe aminoacidet e proteinës së hirrës (së bashku me një përmbajtje të kufizuar të yndyrës), e bëjnë MASSIVE MASS partnerin ideal për zhvillimin muskulor *.

    Përzierja e karbohidrateve është zhvilluar për të siguruar prodhimin ideal të energjisë për të mbështetur stërvitje intensive dhe një mënyrë jetese aktive.

    Mielli i tërshërës garanton një prodhim të ngadaltë të energjisë pa çuar në rritje të sheqerit në gjak dhe një përmbajtje të lartë të fibrave dhe proteinave.

    Përzierja e karbohidrateve gjithashtu përfshin dekstrozën dhe fruktozën, për të optimizuar kurbën e energjisë.

    Proteina e hirrës (Whey) e përdorur, është e një kualiteti të lartë, e pasur me aminoacide thelbësore me zinxhir të degëzuar (BCAAs) dhe kontribuon në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e masës muskulare *.

    Proteina është një lëndë ushqyese thelbësore për zhvillimin e muskujve dhe MASIVE MASS u mundëson atletëve serioz të marrin të gjitha proteinat e nevojshme për rezultate më të mira.

    Formula përmban një përzierje të fuqishme të vitaminave të grupit B, për ta bërë atë më të fuqishëm dhe efektiv. Vitamina B2, B3, B5 dhe B6 kontribuojnë në metabolizmin normal të energjisë dhe në zvogëlimin e lodhjes.

    Vitamina B6 gjithashtu kontribuon në metabolizmin normal të glikogjenit dhe proteinave e në rregullimin e aktivitetit hormonal.

    Të gjithë atletët dhe sportistët që janë serioz në lidhje me qëllimet e tyre, duhet të përfshijnë MASSIVE MASS në dietën e tyre të përditshme për të shtyrë rezultatet e tyre në një nivel të ri. MASSIVE MASS përzihet shumë lehtë në ujë ose qumësht dhe, në sajë të shijeve të shijshme, mund të merret si një snack i lehtë midis dy vakteve, për t’u siguruar muskujve një burim të balancuar të karbohidrateve dhe proteinave.

    * Proteina kontribuon në rritjen dhe mirëmbajtjen e masës së muskujve

    . Përdorimi:Përzieni çdo ditë një servim prej 150 gr (3 lugë servimi) me 450 ml ujë ose qumësht të skremuar.

    Përbërës: Miell tërshëre (përmban gluten), koncentrat të proteinave të hirrës (përmban qumësht, emulsifier: lecithin soje (E322)), dekstroze, pluhur kakao reduktuar yndyrë 8%, trashës: E412, fruktozë, aromatizues, B5, B6, B12.
    Review
Kosport