Top

  1. Shperndane Produktin

    Share via E-Mail Share on Facebook Share on Twitter Share on Google Buzz Share on Digg
  2. Mbrapa
    Tjetri
    Produkti 32 nga 33
    Ky produkt eshte shtuar ne katalogun tone me Monday 25 February, 2019.

    100% PURE WHEY 2.3kg

    Cmimi:   59.90€ 65.00€

    * Përmbajtja proteinike: 78%
    * 6g BCAA për servim
    * Pa Aspartam
    * Pa konservues
    * Me shije të ndryshme


    Sigurimi i ushqyesve cilësorë për muskujt tuaj është thelbësor për funksionin e duhur të muskujve, rritjen e muskujve dhe mirëmbajtjen e muskujve. Ashtu si edhe ne, edhe muskujt tanë duan gjithashtu “të hanë ushqime të shijshme” . Llastoni ata dhe veten me pluhurin e shijshëm proteinik kremoz 100% Pure Whey !

    PSE TË ZGJEDHIM 100% PURE WHEY ?

    Sepse ky produkt është një pluhur proteinik me cilësi të shkëlqyeshme, VB të lartë (vlera biologjike) si dhe 78% përmbajtje proteinike vetëm nga proteina e hirrës (whey).

    100% Pure Whey, e disponushme me një gamë të gjërë aromash, është një kombinim i koncentratit tèe proteinës së hirrës (whey), izolatit të proteinës së hirrës dhe aminoacideve të shtuara (L-Glutamine, L-Arginine dhe BCAA-ve).
    Zgjidhni 100% Pure Whey për të rimbushur muskujt tuaj.

    Për 1 servim (28g):

    22g Proteinë
    6g BCAA

    KUJT I REKOMANDOHET 100% PURE WHEY?

    - Është një burim i shkëlqyer proteinik për gjithkë, meqenëse përmbajtja e saj proteinike kontribuon në mirëmbajtjen e masës muskulare dhe kockave të shëndetshme, si dhe të rritjes së masës muskulare.
    - Atyre që i duhet një zgjidhje e shpejtë për rikuperim pas stërvitjes
    - Atyre që u pëlqen shejku i shijshëm kremoz dhe me shije të ndryshme
    - Atyre që janë të ndjeshëm ndaj aditivëve.

    PSE KENI NEVOJË PËR PROTEINA?

    Proteina është përbërës thelbësor i trupit, një burim ushqyesish të përbërë nga aminoacide të prodhuara nga trupi ynë dhe të plotësuara nga burime të jashtme. Ajo kontribuon në mirëmbajtjen e muskujve gjatë stërvitjes, dietës dhe jetës tuaj të përditshme. Ju keni më shume nevojë për proteinë nëse merreni me sport,ose nëse dëshironi të rritni masën muskulare.

    PSE NJË SHTESË PROTEINIKE?

    Një mënyrë e shpejtë, e përshtatshme dhe shumë efektive për të marrë proteina është duke marrë shtesa proteinike; gjithçka që ju duhet është proteina pluhur, një shejker dhe pak ujë ose qumësht.
    Proteina pluhur tretet lehtë dhe kundrejt konsumimit të sasive të mëdha të mishit, nuk shkakton aciditet. Proteina pluhur mund të nxirret nga qumështi, ose nga burimet tjera shtazore ose bimore ose të kombinuara. Absorbimi mund të jetë i shpejtë (30-40 minuta), i moderuar (1-2 orë) ose i ngadaltë (më shumë se 2 orë).

    Sikurse të gjithë produktet e Biotech USA , 100% Pure Whey përbëhet nga përbërës të sigurtë dhe të zgjedhur me kujdes.

    Përdorimi:
    Përzieni 1 dozë (28g, 1 lugë (scoop)=2 lugë gjelle të plota) me 250ml ujë dhe përdoreni 2 herë në ditë.
    Gjatë ditëve që stërviteni, një servim deri 45 minuta pas stërvitjes dhe një servim tjetër ndërmjet shujtave. Gjate ditëve të pushimit merrni 1 servim në mëngjes (ndërmjet shujtave) dhe 1 në mbrëmje.
    Përdorni shejker për ta përzier.

    Të mos përdoret sasi më madhe sesa sasia e rekomanduar. Të mbahet larg nga fëmijët!

    Review

Produktet tjera qe mund te ju pelqejne

Klientet qe e kane blere kete produkt kane porositur edhe kete

Kosport